Salta al contenuto principale

Ti trovi in: Progetto BiblioDocInn > descrizione del progetto

Projekti Interreg III-A BiblioDoc-Inn

Promovimi dhe zhvillimi i modeleve inovative të bashkëpunimit ndërmjet Bibliotekave dhe Qëndrave të Dokumentimit Italo-Shqiptare

Report final 2004-2008

Copertina del Rapporto finale del Progetto Bibliodocinn



Projekti

Projekti nxjerr motivimet e tij nga dy ditë pune të mbajtura në Bari në ditët 11-12 Tetor 2001, të organizuara nga Biblioteka Multimediale & Qëndra e Dokumentimit "Teca del Mediterraneo", në marrëveshje me Zyrën e Bashkëpunimit PVS të Rajonit të Puglia-s dhe me Fiera del Levante, në kuadrin e Programit "Interreg II Itali-Shqipëri", mizura 7.1.

Gjatë këtij takimi doli dukshëm nevoja për t'i dhënë jetë një strukture teknike koordinative dypalëshe, me qëllim bashkëpunimin ndërmjet strukturave biblio-dokumentare të komuniteteve territoriale përkatëse (d.m.th. bibliotekat publike që nuk janë futur në kontekstin universitar, meqë për këto të fundit problematikat janë të një natyre tjetër).

Projekti, i aprovuar nga Autoriteti i drejtimit të Programit “Interreg III-A Itali-Shqipëri” në Nëntor 2003 është rimoduluar në Dhjetor 2004, në Qershor 2005 dhe në Tetor 2005, ka një kohëzgjatje prej katër vitesh (2004-2007), gjatë këtyre viteve janë parashikuar aktivitetet e mëposhtme, nën kujdesin e partnerëve pjesëmarrës në projekt:

  1. editino i buletinëve tematikë dygjuhësh dhe aktivizimi i “cikleve të diskutimit”;
  2. aktivizimi i zyrave të front-office “Infopoint Europa”;
  3. çmimi vjetor i “Best Practice” për të vlerësuar drejtuesit novatorë të bibliotekave shqiptare;
  4. realizimi i një workshopi rreth praktikave positive të “New Public Management”;
  5. vlerësimi i letrave të arkivit me interes të përbashkët italo-shqiptar.

Aktivitetet janë coadiuvate nga aksione trasversale, që i përkasin mbi të gjitha realizimit të takimeve dhe produkteve komunikuese (konferenca stampe, sit web dygjuhësh, kartella, déplian, etc.), të një pike-antene pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë, të seminareve të monitorimit dhe të dokumentave të rendikontit.

Projekti në rimodulimin e tij të fundit (24 Korrik 2007) është ilustruar në Formularin e prezantimit të Projektit (pdf, 893 KB).

Gjithashtu është e mundur të gjendet një file i cili përmban të dhënat e shpenzimeve të projektit të ndara në tabela kostosh:

  • Kostot për vite
  • Kostot për aktivitete
  • Kostot për partnerë

Regione Puglia | Consiglio Regionale | Biblioteca | Comunicazione Istituzionale |
Collegamento alla pagina del Progetto Bibliodocinn | Sezione albanese del Progetto Bibliodocinn | Sezione italiana del Progetto Bibliodocinn

XHTML | CSS | WCAG1.0-AA
© 2004 Consiglio Regionale della Puglia
Settore Biblioteca e Documentazione, Comunicazione istituzionale

Contatti | Webmaster
Ultima modifica: 04-07-2008